HomeAktuale

Sot është “ Dita e romëve”, flamuri në ndërtesën e komunës, pritje dhe urim nga kryetari Pajaziti

Komuniteti romë sot shënon ditën e tyre. Ngjashëm po ndodh edhe në Bujanoc. Përfaqësuesit e tyre janë pritur nga kryetari Arbër Pajaziti. Nd

Si të bëheni pjesë në Planin e Veprimit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale
Pajaziti për Koalicionin PVD, PD, LPD: Kamberi dhe Arifi si maca me miun
Kamberi merr pjesë në Lutjet Kombëtare në Washington

Komuniteti romë sot shënon ditën e tyre. Ngjashëm po ndodh edhe në Bujanoc.

Përfaqësuesit e tyre janë pritur nga kryetari Arbër Pajaziti.

Ndërkohë, lideri i romëve të Bujanocit, Adem Salihi, ka vendosur flamurin e kësaj bashkësie etnike në ndërtesën e komunës.

Kryetari Pajaziti ka uruar romët lidhur me këtë ditë festive.

Postimi i Pajazitit:

“Bahtalo 8-to april dive e Romengoro”

Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë qytetarët e komunitetit rom. Kjo ditë tregon rëndësinë e barazisë, respektit dhe përfshirjes së plotë të këtij komuniteti në jetën shoqërore, kulturore dhe institucionale. Të bashkuar në diversitet, ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.

COMMENTS