HomeSport

KUR TË MUNGON FATI

  Foto: Kapiteni Alban Tusuni dhe portieri Burhan Shabani Xhiro e tetë: Tërnoci-Morava 0:0 Futbollistët e Tërnocit përsëri nuk arrit

Mustafa pjesëmarrës i festivalit në Himarë
Magjia e Vlorës, nga bordi i “Mogila Ship”…
Dezinfektohen shkollat, të gatshme për vitin e ri mësimor

 

Foto: Kapiteni Alban Tusuni dhe portieri Burhan Shabani

Xhiro e tetë: Tërnoci-Morava 0:0

Futbollistët e Tërnocit përsëri nuk arritën të dalin me pikë të plota nga ndeshja e sotme e zhvilluar kundër ekipit Morava nga Vlladiçin Hani.

Ndeshja përfundoi ashtu edhe siç filloi, me rezultat 0:0.

Por kjo nuk do të thotë se “Agallarët” luajtën dobët. Përkundrazi, krijuan një sërë rastesh e që për fat të keq nuk rezultuan me gol.

Tërnoci krijoi shumë raste shënimi, qarkulloi topin në pjesën më të madhe të ndeshjes por fati edhe kësaj here nuk ishte me ta.

Pas barazimit të sotëm, tërnocasit kanë grumbulluar 10 pikë nga tetë ndeshje.

Në xhiron e ardhshme Tërnoci goston në terrenin e liderit të tabelë, Jedinstvo.

COMMENTS