HomeAktuale

APN dënon presionin ndaj Behar Mustafës

Në stacionin policor është ftuar sot për deklaratë Behar Mustafa, bashkëpuntorë i ish-kabinetit të kryetarit të Komunës së Preshevës dhe anëtar i

Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut
Arifi pjesë e Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave
Ramadani pret përfaqësuesit e mërgatës së Bujanocit

Në stacionin policor është ftuar sot për deklaratë Behar Mustafa, bashkëpuntorë i ish-kabinetit të kryetarit të Komunës së Preshevës dhe anëtar i Këshillit Qendror të Alternativës, si pasojë e denoncimit të paushalizuar nga Isuf Memeti, drejtor i RTV Aldi. Kjo metodë denoncimi duke përdorur elementet e sigurisë shtetërore, i përket shekullit të kaluar kur me konspiracione të tilla anti-njerëzore bëhej politika për të cenzuruar çdo mendim tjetër politik.

Isuf Memeti, njëherit zëri kryesor propagandues (fakenews) i shumë pushteteve të kaluara dhe këtij aktual është në misionin linçues ndaj opozitës, kështu për të plotësuar misionin e tij për kapjen e subvencioneve të rradhës për media (deri më tani mbi 150.000 Euro nga subvencionet përkatëse).

Të shqetësuar dënojmë ashpër këtë metodë të dhunës psiqike ndaj përfaqësuesve të subjektit tonë dhe familjarëve tyre, duke ditur që pikërisht drejtori i RTV Aldi-t është ai që akuzon dhe shpifë në vazhdimësi ndaj Alternativës për Ndryshim. Meqë është i vetmi person në Luginën e Preshevës që ka manipuluar me fotografitë e vjedhura në rrjetet sociale për të komprimituar dhe linçuar politikisht eksponentet e subjektit tonë politik.

Preshevë 05.10.2021
Shërbimi për Informim i Alternativës për Ndryshim

COMMENTS