HomeKoronavirusi

Kryetari i Preshevës në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka publikuar vet Arifi përmes Facebookut duke p

Haradinaj-Stublla: Situata në Luginë është alarmante
Kamberi: Partnerëve të koalicionit do t’i propozojmë bojkot të rivotimit, nuk jam vetëm për një rrogë deputeti në një shtet që s’na do
Takim i Kryetarit të Bujanocit me Ambasadorin e ri të OSBE-së dhe Komesarin e Lartë për Pakica


Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka publikuar vet Arifi përmes Facebookut duke pohuar se si rezultat i përkeqësimit të gjendjes është dashur të shtrihet në spitalin e Nishit.
„ Edhepse kam rezultuar negativ në testin Covid gjendja më është përkeqësuar dhe gjindem nën përkujdesjen e mjekëve në spitalin e Nishit“, ka shkruar Arifi, transmeton FOLonline.

Postimi i kryetarit Shqiprim Arifi:

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.
Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.

COMMENTS