HomeSport

Tërnoci zyrtarisht kampion vjeshtor

Futbollistët e Tërnocit kanë përfunduar sot pjesën vjeshtore të kampionatit në Ligën Rajonale në futboll me fitore minimale si mysafir ndaj ekipit t

Arifi takon diplomatët holandez
Ekskluzive: “868-shi” megjithatë “ ka votuar” më 27 maj? (foto-dokument)
Kjo është autoambulaca moderne për Bujanocin


Futbollistët e Tërnocit kanë përfunduar sot pjesën vjeshtore të kampionatit në Ligën Rajonale në futboll me fitore minimale si mysafir ndaj ekipit të Levosojës.
Ka mjaftuar një gol i Fatlum Xheladinit në fundin e pjesës së parë që “Agallarët” t’i arkëtojnë tre pikë të reja dhe për t’u shpallur edhe zyrtarisht kampion vjeshtor.
Në këtë ndeshje Tërnocit i’u janë anuluar dy gola me pretekstin e pozitës jashtë loje, ndërsa në paraqitjen e zbeht në sfidë ka ndikuar ndërprerja e ndeshjes për rreth 20 minuta në pjesën e parë.
Për shak të masave epidemiologjike, zyrtarët kanë kërkuar që shikuesit ta lëshojnë stadiumin dhe kjo shkaktoi vonesa në pjesën e parë.
Sido që të jetë, Tërnoci ka përmbyllur pjesën e parë të kampionatit me pikë maksimale, 30-të nga 10 xhiro të zhvilluara.
Pjesa pranverore e kampionatit pritet të fillojë në muajin mars.

COMMENTS