HomeNë fokus

Kryetari i Likovës për vizitë në Preshevë

Preshevën sot e ka vizituar kryetari i komunës së Likovës( Republika e Maqedonisë së Veriut), Erkan Arifi. Për temat e bisedës, kryetari Shqipr

Kryetari i KK të Preshevës, Sami Salihu, pritet nga kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar të Kosovës
Universitetet e Shqipërisë ofrojnë 30 bursa për studentët e Luginës
Banka Intesa me njoftim zyrtar për mbylljen e degës në Bujanoc

Preshevën sot e ka vizituar kryetari i komunës së Likovës( Republika e Maqedonisë së Veriut), Erkan Arifi.

Për temat e bisedës, kryetari Shqiprim Arifi ka shkruar:

💼 Mirëpritëm sot kryetarin e Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Risollëm në tryezë mundësitë e bashkëpunimit afatgjatë, për projektet e rëndësishme mes dy komunave, nga ku e kishim lënë.

Shkëmbyem ide e mendime në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, veçanërisht mbi vendimin për hapjen e tenderit për pikëkalimin kufitar 📍 Miratoc Llojan. Projekt ky, që do të jetë në dobi të dy komunave tona, njëkohësisht pas një angazhimi të madh edhe kjo nismë është rrugës së duhur me rezultate të mira padyshim.

Ndërkohë, biseda u përqëndrua edhe në 📌IPA Projektin e përbashkët, të cilin e kemi filluar me Komunën e Likovës; si i pari projekt i nisur pas 20 vjetëve, të cilin pushteti i kaluar e ka stagnuar për të mos u zhvilluar më tutje.

Bashkëpunimet mes nesh do të vazhdojnë 🤝🏻, mirënjohje për punën e mirë në të gjitha drejtimet!

COMMENTS