"Po, ne do ta ankimojmë vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, i cili e ka refuzuar kërkesën tonë për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërn
“Po, ne do ta ankimojmë vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, i cili e ka refuzuar kërkesën tonë për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc për shkak të parregullsive zgjedhore”, ka thënë për Danas, Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, duke komentuar vendimin e sotëm të KKZ-së në këtë komunë.
Daçiq ka thënë se, “një person ka votuar edhepse kemi konfirmim se nuk ka dokument valid”.
“Është e qartë se do të ngrihet kallëzim penal kundër anëtarit të Këshillit Votues që që ka nënshkruar për atë votues”, ka thënë Daçiq për Danas.
COMMENTS