HomeNë fokus

Kryeministri Kurti tërë ditën në shërbim të politikanëve të Luginës, ja këshillat e tij për pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, sot, tërë ditën ka qenë në shërbim të politikanëve shqiptarë të Luginës. Në fokus të agjendës së kreut të ek

Preshevari Shpejtim Arifi trajner i kampionit U15 në futboll në Iran dhe komentator TV Show futbolli
APN: Nuk do të jemi dekor i pushtetit
Konkursi i ri nga KKSH

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, sot, tërë ditën ka qenë në shërbim të politikanëve shqiptarë të Luginës.

Në fokus të agjendës së kreut të ekzekutivit kosovar ka qenë gjetja e zgjidhjeve për ndërtimin e institucioneve të reja lokale në Preshevë dhe Bujanoc.

Në orët e paraditës, numri një i qeverisë ka takuar këshilltarët e sapo zgjedhur të PVD-së në Preshevë, bashkë me përfaqësues të degës së këtij subjekti politik në këtë komunë.

Është për të habitur se si kryeministri ka pritur një delegacion kaq të madh të një subjekti politik të një niveli lokal, por kur dihet se shefja e tyre në Preshevë është këshilltare e tij, situata bëhet më e qartë.

Përveç simbolikës, është me rëndësi temat që janë prekur në këtë takim.

FOLonline ka arritur të kuptojë se Albin Kurti u ka sugjeruar pvd-ianve të mbesin në opozitë marrë parasysh se koalicioni me PDSH-në është bër gati se i pamundur.

Burime brenda ekzekutivit theksojnë se një kumtim i këtillë nga goja e kryeministrit është shumë më bindës se sa atë ta bënte zonja Sinani.

Kur kihet parasysh se PVD e ka vujatur shumë rolin e opozitës dhe se fitorja në zgjedhje për shumicën e anëtarësisë do të thoshte ardhje përfundimtare në pushtet, çdo vendim për mbetje në opozitë do të ishte humbje e shpresës për akterët lokal të partisë më të vjetër në Luginë.

Andaj, vetëm një ngushëllim nga Kurti se një ditë PVD do të udhëheq me Preshevën mund t’i qetësonte zemrat e njerëzve të Ardita Sinanit.

Në orët e pasditës, kryeministri Kurti kishte ndarë kohën për Bujanocin.

Shaip Kamberi (PVD), Nagip Arifi (PD) dhe Shqiprim Musliu (LPD) po dëgjonin me vëmendje propozimet e personalitetit më të votuar në historinë më të re të Kosovës.

„ Duhet të bëni një shumicë të qëndrushme shqiptare duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve „ citohet t’i ketë thënë mysafirëve kryeministri.

Kjo ndoshta edhe nuk i pëlqeu ndokujt por sinjali i Kurtit ishte i qartë. Arbër Pajaziti i ka fituar zgjedhjet dhe ai duhet të udhëheq me Bujanocin.

Se sa do t’i përfillin këshillat e Albin Kurtit politikanët e Luginës, mbetet të shihet ditëve në vijim.

COMMENTS