HomeAktuale

OVL e UÇPMB-së: Turp, heshtja e politikanëve

OVL e UÇPMB-së e ka kritikuar heshtjen e politikanëve në 8 vjetorin e heqjes së lapidarit në Preshevë. Përmes postimit në Facebook, kjo organiz

Çertifikohet lista “Alternativa Demokratike Shqiptare “, garon me numrin 15-të (dokument)
Rivotimi i djeshëm në Tërrnoc: Çfarë thuhet në proves verbal, cili është rezultati i KRZ-së, çka thotë raporti i vëzhguesve (dokumente)
PVD „ sakatoset „ në Breznicë

OVL e UÇPMB-së e ka kritikuar heshtjen e politikanëve në 8 vjetorin e heqjes së lapidarit në Preshevë.

Përmes postimit në Facebook, kjo organizatë ka theksuar se politikanët e Luginës nuk e kanë mbajtur as premtimin për kthimin e lapidarit.

Postimi i plotë:

E turpshëme heshtja e politikanëve në 8 vjetorin e largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Para 8 viteve kur forcat policore serbe padrejtësisht larguan lapidarin që ishte vendosur para ndërtesës së Komunës së Preshevës. ish udhëheqësit e asaj kohe në bashkëpunim me gjitha partitë politike premtuan se do ta kthejnë lapidarin aty ku ishte i vendosur.

Në 8 vjetorin e largimit të lapidarit heshtja e spektrit politik është e papranueshme dhe fyese ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre.

Ngrine zërin të nderuar se ata u flijuan për neve të gjallët, ata ishin çlirimtarë e mbtojtën pragun e shtëpisë.
Ovl e UÇPMB-së fton deputetët popullor, Këshillin Kombëtarë, udhëhqësit e komunave dhe gjithë partitë politike që të ngrejnë zërin që lapidari të kthehet aty ku e ka vendin.

Mos heshtni!!

Lavdi dëshmorëve nderë dhe rrespekt për gjithë ata që kontribuan për ne të gjallët që të jetojmë të lirë.

COMMENTS