HomeAktuale

Komuna ja sheh “sherrin” rrugës së Rakovcit

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar lidhur me tërheqjen e mjeteve financiare nga buxheti komunal për një projekt të përfun

Sesione informuese mbi mbajtjen e zgjedhjeve për KKSH me Kuvend të elektorëve
Arifi takohet me ambasadorin e Shqipërisë
„Betimi“ i Partisë Ruse për ta penguar Kamberin për deputet (video)

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar lidhur me tërheqjen e mjeteve financiare nga buxheti komunal për një projekt të përfunduar vite më parë.

Sipas tij, shuma prej 20.530.247,55 dinarësh, apo rreth 175 mijë euro, është tërhequr nga llogaria e Komunës së Bujanocit për rrugën e Rakocit, ndonëse ky projekt ka përfunduar që në vitin 2019. Pajaziti thekson se kjo situatë ka shkaktuar probleme serioze në funksionimin dhe planifikimin buxhetor të komunës.

“Këto mjete nuk janë një shumë e vogël apo e parëndësishme. Përkundrazi, bëhet fjalë për fonde që do të ishin të mjaftueshme për subvencionimin e bujqve dhe mbështetjen e bizneseve lokale,” ka theksuar Pajaziti në reagimin e tij.

Në fund të postimit, kryetari i komunës ka shtuar edhe një mesazh ironik, duke i bërë thirrje atyre që vetëquhen “patriotë” që të tregohen më aktivë dhe më të përgjegjshëm kur është në pyetje interesi publik dhe mirëqenia e qytetarëve.

 

COMMENTS