HomeNë fokus

Fotografia e fundit e shkrepur nga Jonuz Musliu

Me rastin e përvjetorit të lindjes së Jonuz Musliut, kryetari i Lëvizjes për Demokraci (LPD), Shqiprim Musliu, ka ndarë një mesazh emocional përme

20 kontejnerë për Bujanocin
Rexhepi refuzon takimin me Demo Berishën
Këshilli Komunal aprovoi buxhetin për vitin 2022

Me rastin e përvjetorit të lindjes së Jonuz Musliut, kryetari i Lëvizjes për Demokraci (LPD), Shqiprim Musliu, ka ndarë një mesazh emocional përmes një statusi, duke kujtuar figurën dhe jetën e babait të tij.

“Bab, kjo është fotografia e fundit që realizove, me buzëqeshjen tënde të përhershme. Sot, në ditëlindjen tënde, të kujtojmë ashtu siç ishe – një burrë i matur, i vendosur dhe i guximshëm përballë padrejtësive”, shkruan Musliu, duke theksuar virtytet njerëzore dhe qëndrimin e palëkundur të Jonuz Musliut ndaj padrejtësive.

Ndërkohë, edhe Lëvizja për Demokraci ka publikuar një njoftim përkujtimor, duke rikujtuar se sot do të ishte ditëlindja e Jonuz Musliut, të cilin e cilëson si “Flakadanin e Pashuar”.

“Sot do të ishte ditëlindja e Jonuz Musliut. Një burrë që jetën e vuri në shërbim të kombit dhe që sakrificën e ktheu në amanet. Edhe pse fizikisht u nda prej nesh, flaka që ai ndezi nuk u shua. Ajo vazhdon të ndriçojë në kujtesën tonë, në qëndresën tonë dhe në përgjegjësinë që kemi për të mos harruar”, thuhet në njoftimin e LPD-së.

Po ashtu, nga kjo lëvizje bëhet e ditur se në ditët në vijim do të mbahen edhe Ditët Përkujtimore për Jonuz Musliun, të cilat organizohen çdo vit si dëshmi se vepra, ideali dhe kontributi i tij vazhdojnë të jetojnë përmes kujtimit kolektiv.

“Nderojmë jetën dhe sakrificën e Jonuz Musliut. Flakadani nuk u shua”, përfundon njoftimi i LPD-së.

Jonuz Musliu ishte i burgosur politik, luftëtar i UÇK-së, kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, themelues i LPD-së, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

COMMENTS