HomeAktuale

Kryetari i KK të Bujanocit, Ramadani, takon ministren e re shqiptare të arsimit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, është pritur sot në Tiranë nga ministrja e arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi. Gjatë bisedë

Kujdes në autostradën në Serbi, “ Mafia rrugore “përsëri në aksion
VAKSINAT ARRIJNË NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC
Çertifikohet Lista e përbashkët për parlamentaret, votohet për numrin 16


Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, është pritur sot në Tiranë nga ministrja e arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi.
Gjatë bisedës,Ramadani ka falenderuar institucionet e Republikës së Shqipërisë për përkushtimin ndaj shqiptarëve të Luginës, me theks të veçant ministrinë e arsimit dhe atë të punëve të jashtme.

Postimi i plotë i kryetarit të KK, Enver Ramadani:

Sot pata nderin te takoj Ministren e Arsimit, Rinise dhe Sportit te Republikes se Shqiperise znj. Evis Kushin, te cilen e falenderova per kontributin qe ka dhene kjo ministri ne vitet e fundit e veçanerisht ne sigurimin e teksteve shkollore per nxenesit e Lugines dhe perkushtimin qe po ben per t’i ndihmuar studenteve nga Lugina lidhur me kuotat per regjistrimin e tyre neper fakultetet perkatese ne Universitetet e Shqiperise.
Theksova edhe kontributin e paraardheses ish ministres znj.Besa Shahini dhe ministrit Gent Cakaj per vemendjen dhe kujdesin e shtuar ndaj shqiptareve te kesaj ane.
Njeherit Ministrja Kushi u zotua qe do te vazhdoje te perkrahe shqiptaret nga Lugina e Presheves ne te gjitha sferat e sidomos ne sferen e arsimit, rinise dhe sportit dhe do ta rrise perkushtimin e kesaj ministrie edhe me shume sepse vlereson se eshte e patjetersueshme ndihma ndaj vellezerve te kesaj ane duke e ditur gjendjen dhe situaten e veshtire me te cilen perballen.
Bashkepunimi do te vazhdoje, falenderit per perkujdesin dhe perkrahjen e pakusht!
Bashke mundemi!

COMMENTS