HomeShoqëri

KOMUNA E BUJANOCIT ANGAZHON 40 ASISTENTË PERSONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2021/2022

"Sot janë nënshkruar kontratat me 40 asistentë personal që do të përkujdesen për nxënësit me nevoja të veçanta që ndjekin mësimet në shkollat fill

Nga Tërrnoci në Londër
APN fton subjektet shqiptare në konsultime rreth qeverisjes lokale
Sinani në takim me përfaqësuesit e “Fondit për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”

“Sot janë nënshkruar kontratat me 40 asistentë personal që do të përkujdesen për nxënësit me nevoja të veçanta që ndjekin mësimet në shkollat fillore, të mesme dhe çerdhe të fëmijëve për vitin akademik 2021/2022”, njoftoi faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook.

“Komuna e Bujanocit ka angazhuar organizatën “Osmeh” për implementimin e këtij programi, e cila do të përcjellë nga afër punën e asistentëve personal, por edhe zhvillimin e aftësive të nxënësve.

Në komunën e Bujanocit gjithsej janë të regjistruar 60 fëmijë me nevoja të veçanta, prej të cilëve 42 ndjekin mësimet në shkollat fillore, 9 në shkollat e mesme dhe 9 në entin parashkollor “Gëzimi Ynë”.

Nga buxheti komunal janë ndarë mbi 8 milionë dinarë për realizimin e këtij programi, kurse afër 6 milionë dinarë nga Ministria për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale”, thuhet në njoftim.

COMMENTS