HomeAktuale

Koalicioni stabil, zhvillohet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit

Koalicioni qeverisës lokal ka treguar  stabilitet politik pasi që sot është zhvilluar seanca e tretë e Kuvendit Komunal me ç’rast kanë kaluar të g

Programi i Zyres për Luginën dhe mirëpritja nga ana e Mustafës
Çka dihet deri më tash për incidentin në Bujanoc?
Ambasadori i Shqipërisë qëndron në APN

Koalicioni qeverisës lokal ka treguar  stabilitet politik pasi që sot është zhvilluar seanca e tretë e Kuvendit Komunal me ç’rast kanë kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Pas seancës paraprake e cila kishte mbetur në gjysmë për shkak të mungesës së këshilltarëve të Lëvizjes së Progresit Demokratik ishin shtuar zërat se pushteti lokal ketë mundur të kishte humbur shumicën.

Në opinion flitej se ky subjet politik kishte kërkesa ndaj kreut të komunës për punësime në kohë të pacaktuar në disa ndërmarrje publike.

Se diçka në këtë drejtim ishte e vërtetë dëshmon edhe vendimi i sotëm i Kuvendit Komunal për ndryshimin e rregullores mbi punësimet në insitucionet publike.

Seanca e sotme filloi me akuza nga partia opozitare shqiptare Alternativa për Ndryshim, këhsilltarët e së cilës pohuan se stabiliteti i koalicionit po varet nga pazaret në dëm të intersesave të qytetarëve.

Ndërkohë, këshilltarët serbë theksuan se ndryshimet në rregulloren për punësime nuk do të pranohen nga ana e ministrisë përkatëse.

Këshilltarët sot aprovuan edhe vendimin mbi llogarinë përfundimtare të komunës, gjë kjo e cila nuk ishte arritur në seancën e mëhershme.

Poashtu u riemëruan edhe drejtorët e përkohshmëm në ndërmarrjet publike, komunalia, biblioteka e qytetit, qendra sportive.

Gjatë seancës, kryetari i komunës, Nagip Arifi, ka njoftuar se buxheti do të jetë më i trashë për dy milion euro në katër vitet e ardhshme me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës, mjete këto të siguruara nga niveli qendror i pushtetit.

COMMENTS