HomeShoqëri

Drunjë për 12 familje të Tërnocit

Bashkësia Lokale e Tërnocit ka shpërndarë 37 metra drunjë për 12 familje të këtij vendbanimi. Ky aksion është realizuar falë ndihmesës së shoqatave

Kamberi: Nuk ka BE pa u plotësuar kushtet
Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërrnoc
Pajaziti kërkon shtimin e kapaciteteve në polici


Bashkësia Lokale e Tërnocit ka shpërndarë 37 metra drunjë për 12 familje të këtij vendbanimi.

Ky aksion është realizuar falë ndihmesës së shoqatave tërnocase që veprojnë në Zvicër.

Postimi i BL-së së Tërnocit:

Qëndrimi pranë qytetarëve në nevojë është dhe mbetet synimi kryesor i Bashkësisë tonë lokale.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me shoqatat tona që veprojnë në Zvicër e lehtëson edhe më shumë funksionimin tonë të përditshëm dhe përmbushjen e misionit tonë të përbashkët.

Dje dhe sot kemi bërë shpërndarjen e 37m drunjë për 12 familje në Tërnoc. Aksionet e përbashkëta do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Dëshira për të ndihmuar dhe besimi i ndërsjellë po na mundëson që të jemi afër njëri tjetrit.

Faleminderoj mërgatën tonë, shoqatën e Lidhjes mërgimtarëve të Tërnocit, shoqatën Agimi dhe Jehona.

Me zemër për Tërnocin tonë të dashur.

Mustaf Alishani, kryetar

COMMENTS