HomePolitikë

KSHL dorëzon ankesën në Gjykatën Administrative

„Gjykatës Administrative tanimë i janë dorëzuar ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës rreth përsëritjes së votimeve në vendvotimin numër

Delgacioni nga Lugina takon Gabriel Escobarin
Gjithçka që duhet të dini për rivotimin në Tërrnoc
Arifi në gjykatë për vendosjen e flamurit

„Gjykatës Administrative tanimë i janë dorëzuar ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës rreth përsëritjes së votimeve në vendvotimin numër 6 (Tërnoc) dhe numër 13 (Zarbincë)“, njoftoi Shtabi Zgjedhor i këtij koalicioni.

„Pas vendimeve skandaloze të Komisionit komunal Zgjedhor të Bujanocit, ku përfaqësuesit e listave serbe me shumicë vote hodhën poshtë kërkesat tona të drejta e të bazuar në fakte dhe pas Vendimit edhe më skandaloz të Komisionit Republikan Zgjedhor i cili vendosi të mos zbatoje ligjin por të zbatoje urdhëra politik nga lartë, është radha që Gjykata Administrative të përmirësoj këto shkelje drastike.

Gjykata Adminjstrative është instanca e fundit e vendosjes në këtë proces zgjedhor, prandaj edhe do duhet që vendimet e saja të jenë të bazuara në Ligj dhe të aprovojë kërkesat e bazuara të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Çdo vendim  tjetër do të dëshmonte edhe një herë ndikimin e politikës në mënyrë të paskrupullt në organet e drejtësisë dhe në kapjen evidente të institucioneve të lartëpërmendura“, thuhet në njoftimin e Shtabi zgjedhor të KLSH-së.

COMMENTS