"Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Lëvizjes së Progresit Demokratik të mbajtur sot më 13.02.2024 është vendosur unanimisht për shpalljen e zg
“Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Lëvizjes së Progresit Demokratik të mbajtur sot më 13.02.2024 është vendosur unanimisht për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të organeve të LPD-së, ‘, njofton ky subjekt përmes një komunikate.
“Zgjedhja e organeve të reja të LPD-së vjen si nevojë e riorganizimit dhe formësimit të brendshëm duke marrë për bazë se LPD-ja sidomos në proceset politike të 4 viteve të fundit ka qenë faktor kyç i stabilitetit politik në vendin tonë.
Kryesia sot ka formuar Komisionin zgjedhor partiak (KZP) prej 11 anëtarëve të cilët do të fillojnë përgatitjet mbi zgjedhjet e brendshme duke filluar nga anëtarësimi dhe riantarësimi i anëtarëve, zgjedhja e organeve në nivel lokal si nëndegët dhe degën e Bujanocit, Forumit Rinor, Forumit të Gruas, Këshillit të të Urtëve, si dhe do të bëj përgatitjet për Kuvendin e VI-të Zgjedhor në të cilën do të formohen të gjitha organet qendrore të LPD-së,”vazhdon më tej komunikata.
“Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve do t’i mundësohet çdo anëtari të LPD-së të zgjedh e të zgjidhet në organet e partisë nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme që do t’i organizojë Komisioni Zgjedhor Partiak (KZP).
Për të përmbyllur këtë proces të rëndësishëm zgjedhor fillimisht ftojmë të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e LPD-së që të plotësoni formularin e (ri) anëtarësimit të cilin mund ta plotësoni online apo nëpërmjet aplikimit fizik me shkrim nëpërmjet nëndegëve.
Këtë proces po e nisim e përmbyllim bashkë nën frymën e liderit historik Jonuz Musliu, nën amanetin e tij se e vetmja rrugë e nderit është rruga e qëndresës dhe organizimit.
Të organizohemi e të qëndrojmë bashkë për të çuar idealin dhe kauzën kombëtare përpara.
Na priftë e mbara🤝”, thuhet në komunikatën e LPD-së.
COMMENTS