Nisma e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, për krijimin e katalogut me prodhimet bujqësore tashmë është jetësuar. Lu
Nisma e këshilltarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Nevzad Lutfiu, për krijimin e katalogut me prodhimet bujqësore tashmë është jetësuar.
Lutfiu, i cili vie nga fshati Osllarë i Bujanocit, ka shpërndarë katalogun në formë elektronike me prodhimet të cilat i ofrojnë bujqit e këtij fshati ndërsa nga dita e nesërme katalogu do të jetë i gatshëm edhe në formë fizike.
Më hollësisht katalogu elektronik në:
https://www.facebook.com/1062982597/posts/10223960597697126/
Postimi i Lutfiut:
Miq,
Prej nesër filloj me shpërndarjen e katalogut në të cilin gjinden produktet që bujqit e vendit tim i kanë në dispozicion për t’i shitur.
Katalogun po e shpërndaj edhe këtu në profilin tim.
E falenderoj Leutrimin për realizimin (dizajnin) e katalogut.
Kontaktoni, nuk do të zhgënjeheni.
Nuk kemi nevojë për produkte që na vijnë nga larg për të cilat nuk kemi informacione se si bëhen ato.
I kemi tonat, janë bio.
COMMENTS