HomePolitikë

Pajaziti: Po përfundon edhe muaji i katërt i vitit, komuna asnjë punë në dobi të qytetarëve

Kryetari i Alternativës për Ndyshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se komuna nuk është duke bërë ndonj

Ministri Cakaj ngre një axhendë të munguar shtetërore për Luginën e Preshevës
KSHL paraqet ankesë në Gjykatën Administrative
700 maska për nxënësit e Sh. F. „ M.Kadriu „ në Tërnoc

Kryetari i Alternativës për Ndyshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se komuna nuk është duke bërë ndonjë punë në interes të qytetarëve edhepse po përfundon edhe muaji i katërt i vitit.

Postimi i Pajazitit

Para disa ditëve afër branës së Rahovicës është filmuar një ari i cili bënte gjiro dhe kërkonte ushqim.
Kjo tregon se për dallim nga pushteti i Komunës së Bujanocit, arinjtë janë zgjuar nga gjumi dimëror.

Jemi në pjesën e fundit të muajit të katërt dhe deri tani pjesërisht ka përfunduar vetëm konkursi për bursat e studentëve.

Asnjë punë tjetër në dobi të qytetarëve, të cilët tashmë as nuk presin ndonjë gjë nga ata që tërë potencialin qeverisës e kanë vënë në dispozicion të ditëve të mira për vete dhe për klanet e tyre.

COMMENTS