HomeNë fokus

KKZ hedh poshtë ankesat për anulimin e zgjedhjeve në Bujanoc

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc, në përbërje të zgjeruar, me shumicë votash, ka hedhur poshtë ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginë

Ura e Breznicës që do të lidhë Bujanocin dhe Kamenicën
Shtrenjtohen rryma dhe cigaret
Homazhe tek “Gurët e buajve” (foto)

Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc, në përbërje të zgjeruar, me shumicë votash, ka hedhur poshtë ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për anulimin e zgjedhjeve në dy vendvotime.

Kryetari i KKZ-së, Dr. Fejzi Beqiri, i tha FOLonline se 9 anëtarë të komisionit ishin në favor të anulimit të zgjedhjeve ndërsa 12 votuan kundër.

Kujtojmë se Koalicioni në fjalë kishte paraqitur ankesa për anulim të zgjedhjeve në fshatin Zarbicë dhe vendvotimin nr.6 në lagjen e strukarëve në Tërnoc.

Sipas kryetarit Beqiri, KKZ është shkalla e parë e vendosjes në procedurat zgjedhore, ndërsa nëse pala nuk është e kënaqur me vendimin, atëherë ka të drejtë ankimimi në Komisionin Republikan Zgjedhor. Nëse edhe me vendimin e kësaj instance pala mbetet e pakënaqur, mund të paraqes ankesë në Gjykatën Administrative.

Do theksuar se në votimin e sotëm, komisionerët shqiptarë kanë votuar PËR ndërsa komisionerët nga bashkësitë tjera etnike votuan “KUNDËR”.

 

COMMENTS