HomeNë fokus

Koalicioni me ankesë në KRZ

Shtabi Zgjedhor i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ka paralajmëruar sot në mbrëmje se do të ankohet në Komisionin Republikan Zgjedhor pas ref

Shefat Isufi kundër Ruben Eduardo Acosta me 22 maj
KRZ nuk pranon ankesën e KSHL-së për rivotim në Tërrnoc
Çfarë përmban letra e liderëve të Bujanocit drejtuar instancave ndërkombëtare?

Shtabi Zgjedhor i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ka paralajmëruar sot në mbrëmje se do të ankohet në Komisionin Republikan Zgjedhor pas refuzimit të ankesave nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor të Bujanocit për anulimim e zgjedhjeve në dy vendvotime brenda kësaj komune.

Në rast se edhe instanca e dytë vepron njejtë, Koalicioni thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Adminiatrative si shkallë e fundit në procesin zgjedhor.

Njoftim për opinion:

Komisioni komunal zgjedhor i Bujanociot, duke vendosur me përbërjen e vet të zgjeruar, ka refuzuar ankesat e “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” për anulimin e zgjedhjeve në dy vendvotime në Bujanoc, atë numër 6 të Lagja e Strukarëve në Tërnoc dhe vendvotimin numër 13 në Zarbincë.

Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për shkak të lëshimeve ligjore që janë bërë në procesin e votimit në këto dy vendvotime, gjatë ditës sot i kanë dorëzuar Komisionit komunal zgjedhorë në Bujanoc kërkesë për rivotim në dy vendvotime në Komunën e Bujanocit.

Edhe pse shkeljet e evidentuara paraqesin shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve popullorë, Komisioni komunal zgjedhor në përbërje të zgjeruar, në të cilën dominojnë përfaqësuesit e partive serbe, me 9 vota për dhe 12 kundër, ka hedhur poshtë kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Duke ndjekur procedurat ligjore Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, do t’i paraqesë kundërshtimin e vet Komisionit Republikan Zgjedhor, nga i cili do të kërkojë anulimin e zgjehdjeve në këto dy vendvotime.

Në rast të refuzimit të kërkesës, lënda do të adresohet në Gjykatën administrative e cila paraqet instancën e fundit në këtë proces.

Nga Shtabi zgjedhor

COMMENTS