HomeNë fokus

KKSH:CILËSIA NË ARSIM SYNIM I PËRBASHKËT

"Me drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës dhe zyrën e OSBE për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e përfaqësuesit e shtëpisë botuese "Alba

Arifi: Ish pushteti keqpërdori paratë e Republikës së Kosovës
Nga sot, Shqiptarët e Luginës mund të jenë pronarë të pronave në Kosovë
Partitë shqiptare i thonë PO regjistrimit të popullsisë

“Me drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës dhe zyrën e OSBE për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e përfaqësuesit e shtëpisë botuese “Albas”, sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar diskutuam rreth sfidave të arsimit shqip në Luginë”, njoftoi sot kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi.

“U potencua edhe njëherë suksesi i madh i arritur me sigurimin e teksteve mësimore shqipe për shkollat fillore dhe nevoja që të procedohet edhe sigurimi i teksteve mësimore për shkollat e mesme, që mungesa e teksteve të jetë një problem që i përket të kaluarës.

Licenicimi i mësimdhënësve, digjitalizimi, trajnimi i mësimdhënësve, mosnjohja e diplomave nga Kosova dhe problemet me nostrifikimin e diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si parakushte tjera për ngritjen e cilësisë në arsim të Luginës, për të cilin kemi kërkuar edhe ndihmën e OSBE-së.

Të vendosur që arsimi në gjuhën shqipe të jetë në nivelet e duhura, e nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës të jenë konkurrent me të gjithë të tjerët, bashkë me drejtorët e shkollave dhe të gjitha palët e interesuara të bashkërenduar në bashkëpunim, të marrim përgjegjësitë që na takojnë në përmirësimin e cilësisë në këtë fushë!”, thuhet në shkrimin e kryetatit të KKSH në Facebook, Ragmi Mustafi.

COMMENTS