HomeNë fokus

KKSH tubon drejtorët e shkollave, temë bisede viti i ri shkollor

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka realizuar sot një takim me drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, shkruan FOLonline. Fillimi i vitit të ri

Arifi i kundërpërgjigjet Sinanit, e akuzon për korrupsion, thotë se ka abuzuar me 100 mijë euro
Përgatitjet për buxhetin e vitit 2023
Ramadani kërkon të dhëna për të punësuarit në organet shtetërore


Këshilli Kombëtar Shqiptar ka realizuar sot një takim me drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, shkruan FOLonline.
Fillimi i vitit të ri shkollor dhe mënyrat e zhvillimit të procesit edukativo- arsimor në kohë pandemie ishin temat që u diskutuan nga të pranishmit në takim.

Kumtesa e KKSH-së

Gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, zv/kryetari i KKSH Enver Mehmeti dhe kryetarja e Komisionit për Arsim në kuadër të këtij institucioni priten në takim drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës.

Temë e diskutimit në këtë mbledhje ishte propozimet për organizimin e punës edukativo-arsimore në shkollat fillore në kohën e pandemisë Covid-19.
Të gjithë drejtorët u pajtuan rreth një qasje më fleksibile gjatë kësaj kohe, duke qenë të gatshëm për organizimin e mësimit si brenda ashtu jashtë shkollave gjegjësisht rreth mësimit në distancë.

Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar së bashku me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Luginë gjatë periudhës mars-maj(gjendjes së jashtëzakonshme) të këtij viti ka regjistruar 324 njësi mësimore, të cilat janë transmetuar në televizionet lokale (RTV Aldi, RTV Spektri, Radio Televisioni i Preshevës dhe ai i Bujanocit).

Gjithashtu drejtorët e shkollave shqipe u njoftuan se janë kryer të gjitha procedurat, dhe janë aprovuar tekstet mësimore nga Shqipëria, të cilat do jenë në duart e nxënësve shqiptarë në Luginë që nga fillimi i këtij viti shkollor.

Shërbimi për informim i KKSH

COMMENTS