HomeAktuale

Këto janë kërkesat e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e qeverisë (dokument)

Pas përfundimit të takimit midis presidentit Aleksandar Vuçiq dhe deputetëve të zgjedhur shqiptarë tashmë janë zbardhur edhe kërkesat e paraqitura s

KF “ Tërnoci “ do të bëhet me kryesi të re
Konfuzion: Ku të lajmërohen mjekët e Luginës, në komuna apo në KKSH?!
Ambasadori i OSBE-së përsëri në takim me përfaqësues nga Lugina


Pas përfundimit të takimit midis presidentit Aleksandar Vuçiq dhe deputetëve të zgjedhur shqiptarë tashmë janë zbardhur edhe kërkesat e paraqitura sot nga pala shqiptare, shkruan FOLonline.
Bartësi i listës së ADSH-LB, Shaip Kamberi, ka theksuar se „ qëndrimi ynë do të varet nga programi i qeverisë së re ndaj kërkesave të injoruara të shqiptarëve për vite të tëra „.
Ndërkohë, deputeti i zgjedhur, Argjend Bajrami, ka publikuar kërkesat e përbashkëta të palës shqiptare të cilat sot u janë dorëzuar presidentit Vuçiq.

Postimi i Shaip Kamberit:

Me Presidentin e R. Serbisë, A Vuçiq, në cilësine e deputetëve të listës shqiptare biseduam për nevojat e domosdoshme të popullsisë shqiptarë, të cilat me dekada po injorohën.
Çfarëdo vendimi jonë rreth qëndrimit ndaj qeverisë së re do të varet nga qendrimi dhe programi që kjo qeveri do të ketë ndaj shqiptarëve fhe kërkesave tona legjitime.

 

Postimi i Argjend Bajramit:

Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin e Serbise Vucic.
Shqiptarët nuk duhet të jenë pjesëmarrës në formimin e qeverisë duke parë politikën diskriminuese të Serbise ndaj Shqiptarëve 20 vite të fundit, duke mos qenë të integruar në Institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format që na kanë sjellur shpërnguljen e Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në mënyrë masive.
Të gjitha këto flasin për mospërfshirjen tonë në Qeveri, mirëpo pas diskutimeve të djeshme me kolegët e mi dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar një “Serbi të re”, që presidenti e proklamon një Serbi me perspektivë Europiane, ne si Koaliacion i Shqiptarëve kemi propozuar
me këto kushte të marrim pjesë në qeverisje të këtij shteti:
1. Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal
2. Ndihmës Ministrin e Ekonomise
3. Sekretarin shtetror në Ministrinë e Arsimit
4. Kryetarin e Trupit Koordinues
Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.

COMMENTS