Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka takuar sot drejtuesit e institucioneve kosovare dhe ata të partive politike. Postimi i Kamberit pas takimi
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka takuar sot drejtuesit e institucioneve kosovare dhe ata të partive politike.
Postimi i Kamberit pas takimit me kryeministrin Kurti
Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti , për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës.
Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës.
Faleminderit, Kryeministër 🇽🇰
Postimi i Kamberit pas takimit me kryepatlamentarin Glauk Konjufca
Me Kryeparlamentarin Konjufca, për të shprehur falenderimin tonë për përkrahjen e parezervë që na dha ne dhe që i dha nevojës për përfaqësim parlamentarë.
Glauku dhe përkrahja e tij nga pozita e Kryeparlamentarit nuk ka munguar e nuk do të mungojë as edhe në të ardhmen.
Faleminderit, Glauk 🇽🇰
Postimi i Kamberit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj:
Në vazhdën e takimeve me liderët institucional e politik në Republikën e Kosovës takuam kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, me të cilin bashkëbiseduam për rrjedhat aktuale politike, për sfidat e Luginës së Preshevës dhe për kërkesat tona legjitime.
Kryetari Haradinaj i cili është i njoftuar në detaje për situatën në Luginë të Preshevës shprehu përkrahje të parezervë për kërkesat tona të drejta.
Njëkohësisht ai shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ndërsjellë në këto procese.
COMMENTS