HomePolitikë

Këshilltarët shqiptarë të KK të Medvegjës demantojnë ish ministrin Martinoviq: Nuk jemi pjesë e pushtetit lokal

Këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Medvegjës kanë reaguar ndaj deklaratës së ish ministrit të Qeverisë së Serbisë dhe njëkohësisht krye

Zgjerohet rruga Tërnoc-Turi
Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim, Driton Hyseni, punësohet në Media Grupin e UBT-së
Arifi takon drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe ata të shkollave

Këshilltarët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Medvegjës kanë reaguar ndaj deklaratës së ish ministrit të Qeverisë së Serbisë dhe njëkohësisht kryetar i Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, i dhënë më 16 dhjetor 2025, me rastin e përvjetorit të themelimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në reagimin e tyre thuhet se ministri Martinoviq ka deklaruar, për një media të Luginës, se në Komunën e Medvegjës edhe përfaqësuesit politikë shqiptarë janë pjesë e pushtetit lokal. Këtë pohim, asambleistët shqiptarë e cilësojnë si të pavërtetë dhe dezinformues.

Sipas reagimit, përfaqësuesit e zgjedhur politikë të shqiptarëve në Medvegjë nuk janë pjesë e pushtetit lokal dhe as në koalicion qeverisës. Ata sqarojnë se kjo nuk vjen për mungesë dëshire apo gatishmërie për bashkëqeverisje, por si pasojë e cenimit sistematik të të drejtave politike të shqiptarëve, përmes shkurtimit të regjistrit zgjedhor, çka ka sjellë defaktorizimin politik të komunitetit shqiptar në këtë komunë.

Këshilltarët  theksojnë se politikat e partisë SNS dhe të presidentit Vuçiq, ku bën pjesë edhe ministri Martinoviq, përmes pasivizimit sistematik të adresave, u kanë mohuar të drejtat e shtetësisë dhe të votës rreth 90 për qind të shqiptarëve të Medvegjës. Si pasojë e kësaj politike, sipas tyre, koalicioni i udhëhequr nga SNS ka siguruar shumicën dërrmuese të mandateve në Kuvendin Komunal, ndërsa vetëm tre asambleistë shqiptarë kanë mbetur në opozitë, pa ndikim domethënës në vendimmarrjen lokale.

Kjo situatë, thuhet më tej në reagim, konfirmohet edhe nga raportet e fundit për Serbinë të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian.

“Ashtë për keqardhje që spastrimi etnik me mjete burokratike i realizuar në Medvegjë, nga z. Martinoviq dhe funksionarë të tjerë të Qeverisë, promovohet rregullisht si ‘storje suksesi’ e SNS-së”, thuhet në reagim.

Në vend të dezinformimit të qëllimshëm dhe tentativave për ta paraqitur situatën në mënyrë të rreme para bashkësisë ndërkombëtare, asambleistët kërkojnë që ministri Martinoviq dhe Qeveria e Serbisë të marrin përgjegjësi dhe të angazhohen për rikthimin e të drejtave elementare njerëzore dhe qytetare për shqiptarët e Luginës në përgjithësi dhe ata të Medvegjës në veçanti, ashtu siç garantohen me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare.

Reagimi është nënshkruar nga këshilltarët  e Kuvendit Komunal të Medvegjës:
Bajram Mustafa, Fehmi Beha dhe Arben Ferati.

Reagimi i plotë :

REAGIM NDAJ DEKLARATES SE MINISTRIT MARTINOVIQ

Me datën 16 Dhjetor 2025, me rastin e përvjetorit të themelimit të Trupit Koordinues për Komunat Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Ministri i Qeverisë së Serbisë z. Aleksandar Martinoviq- njëkohësisht Kryetar i Trupit Koordinues, paska deklaruar për një media të Luginës, mes tjerash, se gjoja në Komunën e Medvegjës edhe përfaqësuesit politik shqiptar jan pjesë e pushtetit.

Dëshirojmë të demantojme këtë pohim të ministrit Martinoviq, duke sqaruar që ne përfaqësuesit e zgjedhur politik të shqiptarëve të Medvegjës nuk jemi pjesë e pushtetit lokal në Medvegje e as nuk jemi ne koalicion. Kjo, jo për mungesën e deshirës dhe gadishmërisë tone por nga fakti që na është cunguar e drejta jone politike përmes shkurtimit të regjistrit zgjedhor duke na sjellur ne situate ku jemi te defaktorizuar politikisht si komunitet.

Politika e e partisë SNS te Vuçiqit, pjesë e së cilës është edhe z. Martinoviq, përmes politikave shpopulluese – pasivizimit sistematik ua ka anuluar të drejtat e shtetësisë, përfshirë të drejten e votes 90% të shqiptarëve te Medvegjës, ku si pasoje tani 90% te mandateve në asamblene komunale i ka siguruar dhunshëm koalicioni i partis së Vuçiqit dhe të vetmit 3 asambleist shqiptar jan në opozite dhe pa ndonjë ndikim domethënës ne punen e organeve lokale.

Këtë situatë e konfirmojnë edhe Raportet e fundit për Serbinë të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian.

Me keqardhje konstastojmë që spastrimin etnik me mjete burokoratike të bërë në Medvegje z. Martinovic dhe funksionerë tjere të Qeverisë rregullisht provojnë ta promovojnë si storie suksesi e SNS.

Në vend të ketij dezinformimi të qellimshem, dhe në vend të tendencave për t’ua shpërlarë sytë bashkesisë ndërkombëtare në Serbi, z. Martinovic dhe Qeveria e Serbisë bën mirë të marrë përgjegjësinë e të angazhohen t’u rikthehen shqiptareve te Lugines në pergjithesi e atyre te Medvegjes në veçanti të drejtat elementare njerëzore e qytetare të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventa Ndërkombëtare.

Asambleistët e Kuvendit Komunal të Medvegjë:
Bajram Mustafa
Fehmi Beha
Arben Ferati

COMMENTS