HomePolitikë

Mustafi: Pse Lugina e Preshevës duhet ta mbështesë VETËVENDOSJE-n? 

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc dhe njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi, ka renditur arsy

Imunizohen Nagip Arifi dhe Enver Ramadani
Si po rëndohet gjendja e arsimit shqip në Luginë?
Përurohet objekti i renovuar i KKSH-së, në muret e tij vargjet e Naim Frashërit

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc dhe njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi, ka renditur arsyet pse, sipas tij, Lugina e Preshevës duhet ta mbështesë Lëvizjen VETËVENDOSJE.

Sipas Mustafit, për herë të parë Lugina e Preshevës është trajtuar si politikë shtetërore e Kosovës, e jo si temë folklorike apo çështje elektorale që aktivizohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Ai thekson se kjo qasje e re ka sjellë rezultate konkrete.

Një nga pikat kryesore që ai veçon është fakti se Lugina e Preshevës është bërë linjë buxhetore e përhershme e Republikës së Kosovës, me një fond prej 4 milionë eurosh. Sipas tij, kjo nuk është premtim elektoral, por vendim i miratuar dhe i zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

Mustafi nënvizon se VETËVENDOSJE nuk e ka përdorur Luginën e Preshevës si monedhë shkëmbimi në dialog, as nuk e ka harruar në marrëveshje politike, duke shtuar se kjo temë nuk është trajtuar si dekor patriotik, por si përgjegjësi institucionale.

Duke cituar kryeministrin Albin Kurti, ai rikujton deklaratën se mbështetja për Luginën përfaqëson “vetëm një pjesë të vogël të borxhit që Kosova ua ka shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Në fund, Mustafi thekson se, sipas bindjes së tij, pa një Kosovë të fortë, edhe Lugina e Preshevës mbetet pa mbrojtje, duke shtuar se përvoja e shqiptarëve në këtë rajon ka treguar se çdo lëshim sot, mund të sjellë humbje më të mëdha nesër.

Në këtë kontekst, ai shpreh bindjen se mbështetja për Lëvizjen VETËVENDOSJE është zgjedhje politike në funksion të interesit afatgjatë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

COMMENTS