Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, përmes drejtoreshës, dr. Daliborka Pavlloviq, ka përditësuar sot të dhënat lidhur me pandeminë e virusit korona.
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, përmes drejtoreshës, dr. Daliborka Pavlloviq, ka përditësuar sot të dhënat lidhur me pandeminë e virusit korona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja të të infektuarve, ndërsa janë realizuar 30 teste.
Në ambulancën Covid janë kontrulluar 123 qytetarë, 4 nga të cilët fëmijë.
Gjatë muajit mars janë kryer gjithsejt kontrollime për 2446 qytetarë, 119 nga ta fëmijë.
Kurse nga fillimi i pandemisë në komunë të Bujanocit janë evidentuar gjithsejt 1137 persona të infektuar me virusin Korona.
Ndërkohë, sot është organizuar një takim i përbashkët midis strukturave të pushtetit lokal, shtëpisë së shëndëtit dhe bashkësive lokale.
Përfaqësuesve të këtyre të fundit i’u është kërkuar që t’i njoftojnë qytetarët për vaksinim i cili që nga dita e djeshme ka nisur nëpër të gjitha vendbanimet, pa pasur nevojë të regjistrohen në portalin e-uprava.
Vaksina në dispozicion pa termin paraprak është Astra Zeneka, ndërsa qytetarët mund të lajmërohen edhe përmes numrit të telefonit: 060/0998400.
COMMENTS