HomeAktuale

Raportet e veçanta KKSH-OSBE

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ka pritur në një takim shefin e ri të Zyres ndërlidhëse të OSBE-së në Bujanoc, Kiron Reis, me të cilin ka bashkëb

DASH: SHQIPTARËT E LUGINËS JANË SUBJEKT I DISKRIMINIMIT DHE PAPUNËSISË DISPROPORCIONALE
Përpunohen 100 % të votave: Shqiptarët deputetin vetëm përmes Gjykatës Administrative dhe përsëritjes së zgjedhjeve?
APN: Nuk po rrespektohet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc


Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ka pritur në një takim shefin e ri të Zyres ndërlidhëse të OSBE-së në Bujanoc, Kiron Reis, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpuninin midis këtyre dy institucioneve duke konsideruar si shumë të rëndësishëm prezencën e këtij misioni ndërkombëtar.
Mustafa ka falenderuar edhe shefin e deritanishëm të kësaj zyreje, Gjakomo Bosisio për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në detyrë në rajonin tonë.

Postimi i plotë i kryetarit Mustafa:

Dje, me kënaqësi prita në takimin e parë Shefin e ri të zyrës së OSBE-së për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z. Kiron Reis, të shoqëruar me shefin në largim, mikun Giacomo Bosisio.
Duke iu falënderuar z. Bosisio për bashkëpunimin dhe punën e shkëlqyer, i dëshirova mirëseardhjen në këtë mision z. Reid.
Theksova se bashkërisht kemi arritur suksese të mëdha në një kohë shumë të shkurtër. Realizimi i katalogut për transkriptimin e emrave më të shpeshtë shqip; Planin strategjikë 2020-2025 si dhe bashkëpunimi intensiv për tekstet mësimore dhe çështjet tjera: bën që raportet e KKSH-ës dhe OSBE-së të jenë të një rëndësie të veçantë, për shqiptarët e Luginës.
Megjithatë, mbetet edhe shumë punë për të bërë.

COMMENTS