HomeAktuale

Kandidatët po “ nxehen “ , vetëm njëri mund të bëhet kryetar

Ata që e ndjekin sportin e dinë se para çdo gare, protagonistët e saj i bëjnë disa nxemje. E gjithë kjo për të mos marrë ndezje të muskujve, shkru

Bujanoci për një ditë nga nga dy ministri 21.666.000 dinarë
Shpërndahen pakot për nxënësit me nevoja të veçanta, paralajmërojen dhuratat jubilare për mësimëdhënësit
Kjo pesëshe do ta udhëheq Medvegjën deri në zgjedhjet lokale

Ata që e ndjekin sportin e dinë se para çdo gare, protagonistët e saj i bëjnë disa nxemje. E gjithë kjo për të mos marrë ndezje të muskujve, shkruan Folonline.com.
Bujanoci e ka një garë të tillë më 21 qershor.
Por, para meçit të shumëpritur, “ lojtarët “ i kanë disa kualifikime e që në zhargonin politik quhet fushatë zgjedhore.
Për t’ju qasur kësaj fushate, pretendentët kryesorë për ta drejtuar timonin e komunës kanë nisur t’i bëjnë disa “ nxemje “ të domosdoshme.
Dhe për këtë kanë zgjedhur terrenin e popullarizuar të viteve të fundit që quhet Facebook.
Sonte “ nxemjet” i kreu i nominuari i PVD-së për kryetar komune, Driton Rexhepi.
Ai shpalosi disa pika programore me të cilat synon ti joshë votuesit e tij.
Ditë më parë, këtë gjë e kishte bërë edhe kreu i PD-së, Nagip Arifi. Edhepse shihet si “ veteran “ në një mes me të rinjtë, Arifi aspak spo ngecë me publikimet në profilin e tij.
Ai tha se historia e Bujanocit është shënuar më 2002 por kjo, sipas tij, do të ripërsëritet edhe me 21 qershor.
Arbër Pajaziti i APN-së gjithësesi i ka për qejfi “ nxemjet “.
Ai ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm nga anëtarësia.
Madje, ai u ka mbjellë në kokë aktivistëve të subjektit që drejton fjalët: “ Tash është koha të merrni hakun që ju takon “.
Për më tepër mund ti ndiqni publikimet e Rexhepit, Arifit dhe Pajazitit nga profilet e tyre në FB:

KOHA PËR BUJANOCIN 2020-2024Të dashur qytetarë të Komunës së BujanocitSot gjendemi para një sfide të jashtëzakonshme…

Gepostet von Driton Rexhepi am Donnerstag, 21. Mai 2020

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=946757409113634&id=100013381515424

Ka filluar numërimi mbrapsht Po shkojmë drejt javës së katërt, gjithnjë duke numëruar mbrapsht, po i afrohemi ditës „…

Gepostet von Arbër Pajaziti am Sonntag, 17. Mai 2020

COMMENTS