HomeNë fokus

Kamberi: Alarm për Veprim: Lufta kundër Diskriminimit në Serbi

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, duke komentuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ka theksuar edhe veprimet e mëtejme që duh

Salihi: Historia 18 vjeçare ka emër, ai është Nagip Arifi
APN fton subjektet shqiptare në konsultime rreth qeverisjes lokale
Zyrtare: Tërrnoci shkon në rivotim përsëri (dokument)

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, duke komentuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ka theksuar edhe veprimet e mëtejme që duhet të ndërmirren me qëllim të ndërprerjes së diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe rrespektimit të tê drejtave të tyre.

Postimi i Kamberit:

Alarm për Veprim: Lufta kundër Diskriminimit në Serbi

Raporti I fundit Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat Njeriut shënon sfidat e vazhdueshme të diskriminimit në Serbi.

Komunitetet minoritare, si shqiptarët, vazhdojnë të përballen me pengesa të mëdha dhe dhunë sistematike.

Ndër pikat e theksuara nga DASH si formë e papranueshme është procesi I pasivizimi të adresave të shqiptarëve në Luginë Preshevë si dhe nevojën imidiate për implementimin e “Planit 7 Pikërish”.

Më tej, diskriminimi në punë, mungesa e aksesit në shërbime themelore, dhe marginalizimi social janë vetëm disa nga sfidat që përshkruhen në raport.

Në një shoqëri ku barazia dhe drejtësia duhet të jenë parimet themelore, është e papranueshme që disa komunitete të ndjehen të izoluara dhe të përballojnë diskriminim për shkak të prejardhjes së tyre etnike.

Në mungesë të veprimeve të menjëhershme dhe efektive për të adresuar këto shqetësime, qytetarët po humbasin besimin në institucionet qeveritare.

Është e nevojshme që qeveria dhe institucionet relevante të marrin masa të menjëhershme për të garantuar mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht prejardhjes etnike.

Për të arritur këtë objektiv, është e rëndësishme që të ndërmerren disa hapa të rëndësishëm:

Zbatimi i plotë dhe efektiv i ligjeve ekzistuese që mbrojnë të drejtat e minoriteteve dhe luftojnë diskriminimin.

Ngritja e ndërgjegjësimit dhe trajnimeve për të gjithë punonjësit e sektorit publik në lidhje me respektimin e diversitetit dhe parandalimin e diskriminimit.

Përmirësimi i aksesit të minoriteteve në arsim, shëndetësi, dhe punësim, duke siguruar që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë e barabartë për të përfituar nga këto shërbime dhe të zhvillojnë potencialin e tyre.

Fton Serbinë për përfshirjen e komuniteteve minoritare në proceset vendimmarrëse dhe hartimin e politikave publike që adresojnë nevojat e tyre specifike.

COMMENTS