HomeAktuale

Agjenda e përvjetorit të Komandant Lleshit

Këtë vit, manifestimi kushtuar përvjetorit të rënies së Komandant Lleshit do të jetë më i zbehtë. E gjithë kjo për shkak të masave në fuqi për parand

Zv/kryetari Shaqiri në Çanakala të Turqisë
Diplomati i parë i Luginës në diplomacinë e Shqipërisë
Këshilltarët e Bujanocit dhe Preshevës vizitojnë Sanxhakun

Këtë vit, manifestimi kushtuar përvjetorit të rënies së Komandant Lleshit do të jetë më i zbehtë.
E gjithë kjo për shkak të masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së virusit covid-19.
Më poshtë ju sjellim agjendën e përvjetorit të 19-të të rënies së Komandat Lleshit të publikuar nga Bashkësia Lokale e Tërnocit:

Agjenda për shënimin e përvjetorit të rënies heroike të Komandant Lleshit
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të kufizimeve që janë ende në fuqi dhe pasojave të COVID19, e në dakordim me të gjitha grupet punuese, ju njoftojmë që shënimi i përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi, do të bëhet me 25 maj.
Agjenda e aktiviteteve do të jetë kjo:
E hënë, 25 Maj

12:00 Vendosja e kurorëve tek varri i Komandant Lleshit dhe dëshmorit Besim Faiku
12:30 Vizitë Muzeut të Komandant Lleshit
13:30 Vizitë vendit të rënies tek Gurt e Buajve
17:00 Akademi përkujtimore në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës.

COMMENTS