HomePolitikë

Kamberi: Serbia nuk ka ndryshuar, njerëzit e ish regjimit qeverisin shtetin

  Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka përkujtuar sot revolucionin popullor në Serbi të 21 vjetëve më parë i cili solli në rrëzimin e regj

I arrestuari në Bujanoc është nga Podujeva?
Zbulohet pllaka përkujtimore për prof. Ibrahim Kadriun
Kamberi bënë homazhe në Krushë të madhe

 

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka përkujtuar sot revolucionin popullor në Serbi të 21 vjetëve më parë i cili solli në rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Postimi i Kamberit në Facebook:

𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶𝗮 𝗲 𝘀𝗼𝘁𝗺𝗲 𝗱ë𝘀𝗵𝗺𝗼𝗻 𝗺ë 𝘀ë 𝗺𝗶𝗿𝗶 𝘀𝗲 𝟱 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗱𝗵𝗼𝗶 𝗲𝗻𝗱𝗲 𝟲 𝗧𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻

Sot bëhen njëzet e një vjet nga protestat e 5 tetorit që rrëzuan de fakto Sllobodan Millosheviqin nga pushteti.

Njëzet e një vjet më vonë, President i Serbisë dhe i gjithëpushtetshëm është ish-ministri i informatave i Sllobodan Millosheviqit.

Njëzet e një vjet më vonë, kryetar i Kuvendit është ish-zëdhënësi i Sllobodan Millosheviqit.

Njëzet e një vjet më vonë, Ministër i Brendshëm është ish-zëdhënësi i gruas së Sllobodan Millosheviqit.

E më e rëndësishme, njëzet e një vjet më vonë, Serbia mbetet larg vlerave dhe synimeve të 5 tetorit për demokraci.

Njëzet e një vjet më vonë, Serbia nuk e prodhoi ende 6 tetorin.

COMMENTS