HomeNë fokus

Kamberi: Protestat pro-ruse në Serbi produkt i një klime të tillë shoqërore

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka komentuar sot tubimet në Beograd në shenjë përkrahje Rusisë dhe presidentit Putin.

Arifi: Presim diçka ndryshe nga jeta kulturore
Arifi takon shefin e ri të Zyres së OSBE-së
Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Parlamentin e Serbisë(video)

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka komentuar sot tubimet në Beograd në shenjë përkrahje Rusisë dhe presidentit Putin.

“Protestat e sotme pro-Putin në Beograd nuk janë vetëm organizim i partive të vogla opozitare dhe të disa organizatave pro-ruse në Serbi.

Ato janë produkt i një klime të tillë shoqërore, të ushqyer me vite nga pushteti i Aleksandër Vuçiqit, Ivica Daçiqit dhe Aleksandër Vulinit, të cilat zgjasin dorën dhe fshehin fytyrën”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

“Kjo loja e tyre klasike. Ushqe pro-putinët/rusët në njërën anë dhe paraqitu njëkohësisht te perëndimorët si alternativë e tyre e vetme stablizuese “pro-evropiane”.

Hiq më larg se para pak ditësh, mediat e Vuçiqit publikonin se si Ukraina po sulmon Rusinë.

Në Serbi, pro-putinët e hapur në rrugë dhe pro-putinët e fshehtë në pushtet janë realisht dy anët e medaljes së njëjtë, që urrejnë Perëndimin dhe demokracinë liberale. Që urrejnë shqiptarët. Që urrejnë të ndryshmen”, është shprehur Kamberi.

COMMENTS