HomeAktuale

Pas mëse dy muajsh aeroporti i Nishit i’a bënë sefte, fluturimi i parë Dortmund-Nish-Dortmund

Aeroporti i Nishit: Foto- Juzne vesti Transporti ajror i pasagjerëve nga Aeroporti i Nishit , "Kostandini i Madh", do të rinisë sot me ardhjen

A kishte shërbime prostiticioni në Bujanoc? Vajzat në “Zadruga 4” akuzojnë njëra-tjetrën për “punë” në kafenetë dhe striptiz baret (video)
Gent Cakaj shpallet qytetar nderi i Bujanocit
Mustafa dhe Kamberi: Ndaloni gjuhën e uurrejtjes ndaj pakicave në Serbi

Aeroporti i Nishit: Foto- Juzne vesti

Transporti ajror i pasagjerëve nga Aeroporti i Nishit , “Kostandini i Madh”, do të rinisë sot me ardhjen e aeroplanit të kompanisë “Wizz Air” nga Dortmundi.
Aeroporti i Nishit nuk funksionoi më shumë se dy muaj, sepse të gjitha fluturimet komerciale u pezulluan për shkak të epidemisë së virusit korona.
Kompania hungareze “Wizz Air” njoftoi në faqen e saj të internetit se avioni i saj nga Dortmundi do të aterojë në aeroportin e Nishit sot në orën 11.25 të paradites dhe gjysmë ore më vonë do të kthehet mbrapa. Kompania do të ketë fluturime në linjën Dortmund-Nish-Dortmund të premteve dhe të hënave, kurse ka filluar shitjen e biletave për fluturime nga aeroporti i Nishit për në Vjenë – nga 3 qershori, si dhe për në Malmö, Memmingen dhe Basel – nga 5 qershori.
Nuk dihet se kur aeroplanët e “Air Serbia” dhe kompanisë irlandeze me buxhet të ulët “Ryanair” do të fillojnë përsëri të fluturojnë nga aeroporti i Nishit.

COMMENTS