HomeNë fokus

Kamberi pjesëmarrës në shënimin e “Besëlidhjes së Lezhës”

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, është duke marrë pjesë në shënimin e 577 vjetorit të „Besëlidhjes së Lezhës“ bashkë me përfaqësuesit e viseve tj

Arifi takon nxënësit e “Naim Frashëri”
Kamberi: Është koha e fundit që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog
Kamberi: Partnerëve të koalicionit do t’i propozojmë bojkot të rivotimit, nuk jam vetëm për një rrogë deputeti në një shtet që s’na do

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, është duke marrë pjesë në shënimin e 577 vjetorit të „Besëlidhjes së Lezhës“ bashkë me përfaqësuesit e viseve tjera të banuara me shqiptarë.

Me këtë rast, Kamberi ka mbajtur edhe një fjalim të cilin e ka postuar përmes faqes së tij në Facebook.

Postimi i Kamberit:

Me ftesë të Liderit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, bashkë me përfaqësues politik shqiptar nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, në 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Në fjalimin përshëndetës, në mes tjerash, theksova:

Zotërinj Kurti, Sela, Gjeloshaj, Meta dhe Shehu,

Është nderë i veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për mua personalisht, që sot të marrë pjesë në shënimin e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Si ngjarje themeltare e historisë sonë, Lidhja e Lezhës është padyshim referencë e sotme për të ardhmën. ​

Para më se pesë shekuj, në këtë vend, menduan qëllime dhe morën vendime aktuale edhe sot.

Çlirim nga pushtuesi, Unifikim i forcave vendore, Bashkëpunim me vendet e tjera progresive dhe Demokraci përmes kuvendimit me një prijës si «​ i parë midis të barabartëve​ ».

E kush më shumë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, vuajnë sot më shumë nga mungesa e jetësimit të qëllimeve dhe idealeve të Besëlidhjes së Lezhës.

Të shtypur dhe të diskriminuar nga shteti i Serbisë. Të harruar ose instrumentalizuar nga politikanët në Tiranë dhe në Prishtinë.

As Rënia e Murit të Berlinit, as shpërbërja e Jugosllavisë dhe as rënia nga pushteti i Sllobodan Millosheviqit nuk përmirësuqn gjendjen shoqërore dhe pozitën politike e juridike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, megjithë Referendumin e tyre më 1 dhe 2 mars 1992 dhe kryengritjen e tyre të armatosur më vitin 2001.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po trajtohen si shtetas dhe qytetarë të barabartë, megjithë procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian i cili i ka mbyllur sytë ndaj politikës autoritare, anti-minoritare dhe anti-shqiptare, të pushtetit absolut të Aleksandër Vuçiqit.

Përderisa jemi tubuar sot për ta shënuar përvjetorin e kësaj ngjarje historike, dje në Luginën e Preshevës është ngritur edhe një padi gjyqësore nga shteti serb ndaj një politikani shqiptar për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar. Para pak ditësh, gjykata serbe ka legalizuar përdorimin​zyrtar dhe publik të termit racist dhe fyes për shqiptarët. E po paralajmërohet edhe shkrimi “shtetëror” i historiografisë zyrtare serbe në tekstet shkollore, për glorifikimin e kriminelëve të luftës që kryen krime ndaj shqiptarëve dhe kombësive të tjera joserbe në luftërat e ish-Jugosllavisë.

Nën fatin e Serbisë së qeverisur sot nga ish-bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit, të përkëdhelur nga kryeqendrat perëndimore në emër të stabilokracisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë çdo ditë më të paktë demografikisht, por më të shumtë partiakisht.

Janë pa fajin e tyre më së shumti larg qëllimeve dhe idealeve të Besëlidhjes së Lezhës. Të paçliruar nga shtypja, të paunifikuar drejt një ideali të përbashkët, të papërfillur nga faktorët e jashtëm progresiv dhe pa kuvendim me Tiranën dhe Prishtinën. ​ ​

Kësisoj, Lugina e Preshevës është ndoshta sot e vërteta që thërret të gjithë ata dhe ato që kanë Besëlidhjen e Lezhës për ngjarje themeltare, qofshin ata në Tiranë, Prishtinë, apo në Bujanoc e gjetiu. Për ta lidhur “besën për shpëtim”!

Ju faleminderit!

COMMENTS