HomeNë fokus

Vizioni i “Bacit”

Sot gjithandej Luginës u panë urime e lëvdata nëpër rrjetet sociale për organizimin e Referendumit të vitit 1992 kur Bujanoci, Presheva dhe Medveg

Arrihet marrëveshja gjithshqiptare në Bujanoc
Arifi reagon ndaj alarmeve për bomba, kërkon hetime të rasteve nga kompetentët
NP “Komunalia” vazhdon me pastrimin e hapësirave përreth parkut të qytetit

Sot gjithandej Luginës u panë urime e lëvdata nëpër rrjetet sociale për organizimin e Referendumit të vitit 1992 kur Bujanoci, Presheva dhe Medvegja deklaroheshin për autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

S’do mend se duhej një guxim intelektual, qytetar e politik për të ndërmarrë një hap të tillë në kohën kur po mbretëronte një presion sistematik mbi shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Sevdail Hyseni, ish aktivist politik, ishte njëri ndër organizatorët kryesor të këtij Referendumi.

Megjithatë, ai ishte edhe një gazetar dhe publicist ndërsa me penën e tij ka thurur vargje të cilat, sidomos përmes zhanrit të satirës kanë lënë gjurmë të thella tek lexuesi.

Shumica e krijimeve të “Bacit”, edhepse të shkruara gati tre dekada më parë, akoma nuk e kanë humbur aktualitetin.

Njëra ndër poezitë ka të bëjë pikërisht me Referendumin e vitit 1992.

Që atëherë, Sevdail Hyseni-Baci, ka paraparë “fatin” e këtij Referendumi.

Është interesante se si autori përmes vargjeve parasheh luftërat për pushtet dhe përçarjet ndërshqiptare.

Poezia kushtuar Referendumit është titulluar “Kosova Lindore” dhe është pjesë e librit “Kur të qesh fati” të botuar në vitin e largët, 1994.

Lexim të këndshëm!

P.S.: Poezia “Kosova Lindore”, është botuar në librin e anatemuar me satira “Kur të qeshë fati”, më 1994, dy vjet pas organizimit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, autori i së cilës, u nxor 28 herë në Gjyq, për pesë vjet rresht, me akuzën se kishte tallur e qesëndisur kombet dhe kombësitë e ish jugosllavisë. Edhe pas 27 vjet nga botimi i kësaj satire dhe po ashtu pas 29 vjet të organizimit dhe mbajtjes së Referendumit të shqiptarëve të Luginës për bashkëngjitje me Kosovën, nuk është zbehur jehona e saj.

COMMENTS