Deputeti dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e delegacionit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin
Deputeti dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e delegacionit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin e zhvilluar në New York me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Kamberi ka thënë se në takim është theksuar rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare dhe garantimit të barazisë së tyre politike, institucionale dhe shoqërore.
Në këtë kuadër, sipas Kamberit, Kroacia, bazuar edhe në përvojën e saj, mund të luajë rol të rëndësishëm në sjelljen në vëmendje të Bashkimit Evropian të realitetit dhe sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Kroacia, përveçse një shtet mik i shqiptarëve, nga përvoja e saj e di se mbrojtja e pakicave kombëtare nuk është vetëm çështje e të drejtave deklarative, por edhe e garantimit të barazisë së tyre reale politike, institucionale dhe shoqërore”, ka shkruar Kamberi.
Ai ka vlerësuar se zëri dhe angazhimi i Kroacisë në institucionet evropiane janë të rëndësishme për të sjellë në vëmendje të BE-së pozitën dhe sfidat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.


COMMENTS