HomeNë fokus

Shoqata nga Izmiri i Turqisë në KKSH

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka pritur sot në një takim pune, Kadri Şenay, zëvendëskryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare

Kontributi i Asociacionit Qytetar Bujanoci jetësohet në bibliotekën e qytetit
Çka u tha pas takimit konsultativ me Vuçiqin (video)
Daçiq paralajmëron ankesë tjetër dhe kallëzim penal ndaj anëtarit të Këshillit Votues në Tërrnoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka pritur sot në një takim pune, Kadri Şenay, zëvendëskryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Izmir. Takimi është vlerësuar si miqësor dhe i përzemërt, me fokus të qartë drejt lidhjes kulturore të shqiptarëve në Turqi me Luginën e Preshevës.

Gjatë diskutimeve, të dy palët kanë trajtuar mundësitë për bashkëpunim në fusha kulturore, duke theksuar rëndësinë e projekteve që ruajnë dhe fuqizojnë identitetin kombëtar, gjuhën shqipe dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në diasporë.

Rexhepi ka falënderuar z. Şenay për vullnetin dhe angazhimin në ndërtimin e urave bashkëpunuese mes komunitetit shqiptar në Turqi dhe institucioneve kulturore në Luginë. Ai ka nënvizuar se kjo qasje është e domosdoshme për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe mbështetjen e nismave kulturore që shtrihen përtej kufijve.

Takime të tilla, sipas kreut të KKSH-së, janë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në të mirë të komunitetit shqiptar kudo që ai jeton.

COMMENTS