HomePolitikë

Kamberi përmes Mitroviqit sulmon edhe partnerët e koalicionit

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të SNS-it në Bujanoc dhe kole

Parregullsi në shkollat e Bujanocit ?
“Përkrahim shtimin e fondit të literaturës”
Lutfiu: I drejtë solidarizimi me Ukrainën, por pse heshtja ndaj Luginës?!

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të SNS-it në Bujanoc dhe kolegut në Parlament, Nenad Mitroviq, sipas të cilit PVD është kundër përfshirjes së serbëve në qeverisjen lokale.
“ Duhet thënë se akuazat e Mitroviq janë rezultat i takimeve dhe bisedave të fshehta që partnerët tanë të caktuar në qeverisjen komunale po mbajnë me Mitroviq dhe SNS dhe po mundohen të shfajsojnë veten ndaj SNS “, ka shkruar ndër të tjera Kamberi, transmeton FOLonline.
Për kë ka aluduar Kamberi në këtë postim nuk do shumë mend të kuptohet.
PD dhe LPD kishin arritur marrëveshje për koalicion me SNS-in gjatë muajit korrik por nënshkrimi i saj nuk ishte bërë pas thirjeve urgjente nga MPJ e Shqipërisë për takime në Tiranë.
I pari që e kishte lënë në “lloç” kreun e PD-së Nagip Arifin ishte Shqiprim Musliu i LPD-së.
Më vonë edhe vet Arifi kishte pranuar të jetë bartës i koalicionit gjithëshqiptarë.
Edhe pas konstituimit të organeve të reja lokale, Arifi ka biseduar me liderin e “progresistëve “, Nenad Mitroviq.
Në disa raste edhe larg syve të opinionit për të cilën FOLonline kishte raportuar.

Postimi i plotë i Shaip Kamberit:

Deputeti dhe shefi lokal i SNS, në një intervistë për Bujanovaçke, paska akuzuar PVD-në se po bllokon hyrjen e serbëve…

Gepostet von Shaip Kamberi am Freitag, 16. Oktober 2020

 

COMMENTS