Faqja zyrtare e komunës së Bujanocit po vazhdon të shkruaj me epitete lavdëruese për punën e pushtetit lokal, ku për protagonist, qoftë me emër, q
Faqja zyrtare e komunës së Bujanocit po vazhdon të shkruaj me epitete lavdëruese për punën e pushtetit lokal, ku për protagonist, qoftë me emër, qoftë pa të, është kryetari i saj, Nagip Arifi.
Në të njejtën kohë, pas lajmit “lavdërues” thumbohet edhe përbërja e kaluar qeverisëse.
Edhepse partner të tanishëm, si duket kjo nuk po u pengon subjekteve tjera (jashta PD-së) që janë në pushtet.
“ Ndoshta nuk është etike që në 100 ditëshin e parë të merremi edhe me shkrimet e faqes zyrtare komunale në Facebook “.
Ky është është emëruesi i përbashkët i deklarimeve të partnerëve të koalicionit nga PVD lidhur me këtë dukuri, të cilët paralajmërojnë se kështu nuk do të zgjas pafundësisht.
Edhe në dy njoftimet e sotme të ndara, faqja zyrtare e komunës përveç lëvdatave për ekzekutivin nuk la pa kritikuar qeverisjen e kaluar.
Njoftimi i parë kishtë të bënte me shlyerjen e një borxhi në vlerë prej mbi 4 milionë dinarë për rrugën nga qendra e Turisë deri në rrugën e Gjilanit.
Madje, u la të kuptohet se kjo rrugë është ndërtuar me prapavijë për efektet e fushatës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Njoftimi i dytë kishte të bënte me trafon elektrike në fshatin Bilinicë ku thuhet se ishte prolonguar.
Në vazhdim ju sjellim të dyja njoftimet nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit.
Në vazhdën e shlyerjes së borxheve nga mandati i kaluar, komuna e Bujanocit sot ka bërë pagesën e asfaltimit të rrugës…
Gepostet von Komuna e Bujanocit – Faqja Zyrtare am Freitag, 16. Oktober 2020
Sot në fshatin Bilinicë, pas një viti nga formimi i komisionit dhe vonesës së pajustifikuar, filloi pranimi teknik i…
Gepostet von Komuna e Bujanocit – Faqja Zyrtare am Freitag, 16. Oktober 2020
COMMENTS