HomeNë fokus

Mustafa takon kryeministrin Kurti

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit të zhvilluar në kabinetin

Lista e përfituesve të mjeteve të personave me nevoja të veçanta
20 kontejnerë për Bujanocin
A po i tejkalon kompetencat policia në Preshevë?

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit të zhvilluar në kabinetin e kryeministrit kosovar, Mustafa ka njoftuar opinionin me këtë kumtesë:

LUGINA E PRESHEVËS NË FOKUSIN E QEVERISË KURTI

Kisha kënaqësinë e veçantë që sot së bashku me bashkëpunëtor të takoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, Besnik Bislimi, ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti.

Duke falënderuar kryeministrin për fondet e ndara gjatë qeverisjes Kurti 1, nënvizova problemet dhe sfidat që shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen vazhdimisht e sistematikisht.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Medvegjës në veçanti. Mos implementimi i marrëveshjeve nga Qeveria serbe që ka nënshkruar me përfaqësuesit shqiptar të Luginës është qasja e injorimi, mospërfillje e diskriminimi.

Njoftova kryeministrin me moslejimin e përdorimit të flamurit kombëtar, mohimin e zhvillimit ekonomik, mospërfshjirja e shqiptar nëpër institucionet republikane, papunësia në nivel shumë të lartë dhe përdorimi në rritje i gjuhës kriminalizuese nga ministra e udhëheqës të lartë shtetëror të Qeverisë serbe që shqiptarët e Luginës nuk shohin si qytetarë të saj.

Marrë shkas të gjitha këto, i shpreha edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Kurti e zv/kryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, Besnik Bislimi kërkesën e qytetarëve të Luginës për t’u përshirë në dialogun Kosovë-Serbi si nevojë për paqe të qëndrueshme rajonale.

Me z.Kurti u pajtuam që intensifikimi i komunikimit në mes të institucioneve tona të ketë synim realizimin e projekteve konkrete në Luginë të Preshevës.

COMMENTS