HomePolitikë

Kamberi pas zgjedhjes së Qeverisë serbe:Vazhdimsia e Serbisë problematike

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke e komentuar zgjedhjen e Qeverisë së re, ka theksuar se kjo paraqet një va

Përgjigja e APN-së për PD-në: Pa marrëveshje PD-PVD, edhe bisedat më janë të pakuptimta
Arifi takon diplomatin amerikan
Përgatitjet për buxhetin e vitit 2023

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke e komentuar zgjedhjen e Qeverisë së re, ka theksuar se kjo paraqet një vazhdimësi të një shteti problematik.

Kamberi është shprehur se ekspozeu i kryeministres Brnabiq tregon se prioriteti i Qeverisë mbetet i njejti ndërsa edhe njerëzit e kabinetit janë po të njejtit.

Në këtê aspekt, Kamberi ka numëruar politikat e Beogradit zyrtar duke përfunduar se ” Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”.

Postimi i Kamberit:

Vazhdimsia e Serbisë problematike

Në Beograd, sot u zgjodh Qeveria e re. Qeveria e vazhdimësisë, siç u quajt.

Në bazë të ekspozesë së kryeministres së re (vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qverisë mbeten të njëjta.

Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë.

Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së.

Vazhdimësi në mohimin e realitetit rreth Kosovës dhe tendencave të prolongimit të marrëveshjes finale.

Vazhdimësi në ambiciet për “Botën serbe”.

Vazhdimësi në mohimin e përgjesësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme.

Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit.

Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave.

Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”.

Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor.

COMMENTS