(Foto ilustrim) Sot është realizuar pagesa e shujtave për nxënësit e shkollave fillore të komunës së Bujanocit. Lajmin e bëri të ditur vet k
(Foto ilustrim)
Sot është realizuar pagesa e shujtave për nxënësit e shkollave fillore të komunës së Bujanocit.
Lajmin e bëri të ditur vet kryetari i komunës Nagip Arifi i cili ka nënshkruar urdhëresat financiare.
Postimi i Arifit:
SUPER LAJM
Sot, me kënaqësi shumë të madhe, për herë të parë në komunën tonë, nënshkrova urdhëresën financiare për pagesën e shujtave për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës së Bujanocit për muajin shtator.
Vlera e përgjithshme që iu është paguar filloristëve kap shumën prej 3.300.000 dinarë (28.000€) për muajin shtator.
Ky është një premtim i radhës i realizuar, dhe siç kemi thënë edhe më herët se përkujdesja ndaj nxënësve do të jetë gjithmonë në fokusin tonë.
Suksese dhe shëndet të gjithë nxënësve!
COMMENTS