Në tryezën e dytë të rrumbullakët kushtuar personave me aftësi të kufizuar, Shoqata Variacion diskutoi temën: Përfshirja e medias dhe rritja e shi
Në tryezën e dytë të rrumbullakët kushtuar personave me aftësi të kufizuar, Shoqata Variacion diskutoi temën: Përfshirja e medias dhe rritja e shikueshmërisë së personave me aftësi të kufizuara.
PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA – NJEREZ TË PADUKSHËM
Në tryezën e mëparshme u konstatua se personat me aftësi të kufizuara janë të padukshëm, se u kushtohet vëmendje në ditën e personave me aftësi të kufizuara apo kur ndodh ndonjë incident, si dhuna e të ngjashme. Prandaj, tema e kësaj tryeze lidhet me rolin e mediave dhe përfshirjen e tyre në promovimin e personave me aftësi të kufizuara. Në një diskutim shumë konstruktiv të pjesëmarrësve, u formuluan përfundimet e mëposhtme:
Publiku nuk flet sa duhet për problemet e personave me aftësi të kufizuara
Nuk është punuar mjaftueshëm në fuqizimin e PAK për të folur për problemet dhe nevojat e përditshme
Po bëhen përpjekje të pamjaftueshme për të rritur ndërgjegjësimin e mjedisit dhe shoqërisë për të kuptuarit e nevojave të personave me aftësi të kufizuara (veçanërisht është e nevojshme të forcohet ndërgjegjësimi i fëmijëve të moshës shkollore)
Gjatë përgatitjes së Analizës së nevojave, të drejtave dhe pozitës së personave me aftësi të kufizuara në rrethin e Pçinit (përfundimi nga tryeza e parë), është bërë analiza e masave aktive dhe pasive të ofruara nga shteti për personat me aftësi të kufizuara.
Përgjigja dhe prania e mediave në të dyja tryezat e rrumbullakëta u vlerësua si e mirë, por jo e mjaftueshme. Në diskutim morën pjesë përfaqësues të shtëpive mediatike: FOLONLINE.COM. Portali017, Infoaktivist….
Ky tekst nuk paraqet qendrimet e Ministrise per Kulture dhe Media te Republikes se Serbise
COMMENTS