HomeAktuale

Kamberi: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë pengon pajtimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka marrë pjesë në shënimin e 31-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, organizuar në Prisht

Nesër fillon shpërndarja falas e librave nga Shqipëria
Drejtuesit e Bujanocit takim me kryediplomatin shqiptar
Përse fluturuan helikopterët mbi Tërnoc? Ja si përgjigjet Ministria e Mbrojtjes

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka marrë pjesë në shënimin e 31-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, organizuar në Prishtinë, ku theksoi se kujtesa për viktimat është një detyrim moral dhe një përgjegjësi politike për mbrojtjen e së vërtetës.

Në fjalën e tij, Kamberi u shpreh se gjenocidi në Srebrenicë nuk ishte një akt i izoluar, por kulmi i një politike që, sipas tij, solli luftëra, spastrim etnik dhe krime masive në ish-Jugosllavi.

Ai kritikoi faktin se, edhe pas tri dekadash, Serbia, sipas tij, nuk është distancuar nga kjo politikë, duke përmendur mohimin e gjenocidit, relativizimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës si pengesa për pajtimin, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Kamberi rikujtoi se, së bashku me deputetët e SDA Sanxhak, prej vitesh ka propozuar në Kuvendin e Serbisë një rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, por që, sipas tij, ajo nuk është futur asnjëherë në rend dite për debat.

Duke cituar edhe autoren Nevenka Tromp, ai theksoi se mohimi i krimeve mund të krijojë rrezik për përsëritjen e tyre, ndërsa nënvizoi se paqja e qëndrueshme në rajon mund të ndërtohet vetëm mbi pranimin e së vërtetës, drejtësinë dhe përgjegjësinë.

Në fund të fjalës së tij, Kamberi shprehu respekt për viktimat e Srebrenicës dhe solidaritet me familjet e tyre.

COMMENTS