HomeNë fokus

Kamberi: Lufta kundër Millosheviqit ishte kauzë e drejtë

Kryetari i PVD-së dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzave kundër komandantatëve të UÇK-së dhe drejtuesve instituc

“Kosovo je Srbija” në Sh.F.”Naim Frashëri” të Bujanocit
Rasti i vdekjes së gruas gjatë lindjes në spital, Kamberi kërkon hetim profesional
Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Serbi bënë thirrje për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë  

Kryetari i PVD-së dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzave kundër komandantatëve të UÇK-së dhe drejtuesve institucional dhe politik të Kosovës.
Ky është reagimi i plotë i Kamberit:
Është për t’u vlerësuar vullneti politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, të cilët për dallim nga ata që po i ikin së vërtetës, shprehën gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë, që në momentin e konfirmimit të aktakuzës së tyre nga ana e Dhomave të Specializuara.

Lufta kundër regjimit të Millosheviqit ka qenë kauzë e drejtë dhe antifashiste. Ajo kuptimësohet dhe rikonfirmohet nëpërmjet drejtësisë për gjithësecilin, duke u përballur me të vërtetën, e jo duke ikur prej saj.

Ballafaqimi me të kaluarën nuk e konteston të drejtën e popujve për të qenë të lirë, të pavarur dhe të barabartë. Përkundrazi, vetëm e fuqizon.

 

COMMENTS