HomeUncategorized

Pajaziti: Beteja për 2.000.000 euro midis Nagip Arifit dhe Ragmi Mustafës

Kryetari i Alternativës për Ndrsyhim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është shprehur sot se kryetari i komunës, Nagip Arifi, dhe ai i Këshillit Kombëta

Mustafa: Të nis dialogu për zbatimin e „Planit 7 pikësh“
Presidenti i Shqipërisë dekoron Ridvan Qazimin- Komandant Lleshin
Ka filluar hapja e rrugës Dobrosin – Konçul

Kryetari i Alternativës për Ndrsyhim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është shprehur sot se kryetari i komunës, Nagip Arifi, dhe ai i Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, janë vënë në lobim tek Qeveria e Kosovës se cilit institucion duhet t’i shpërndahen dy milionë euro të parapara për Luginën.

„Po të kishin lobuar kaq fort për çështje më madhore se sa për para, shumë më mirë do t’i kishim punët“, është shprehur veç tjera Pajaziti.

Postimi i Pajazitit:

Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe ai i KNSH-së vetëm se s’po ja thyejnë dyert Qeverisë së Kosovës me lobues se kujt duhet t’i takojë shuma e premtuar prej dy milionë euro.

Njëri duke rrahur gjoks se komuna i „shpërndanë“ më mirë këto mjete, e tjetri duke i „siguruar“ se kjo është çështje për Këshillin Nacional.

Si njëri, si tjetri, po të kishin lobuar kaq fort për probleme më madhore, shumë më mirë do t’i kishim punët, edhe si shoqëri, edhe si shqiptarë.

Por, po shihet marifetllëku i tyre se ku e kanë qëllimin, gjë që i ka bezdisur edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Pushteti sillet rreth parasë, apo jo?!

COMMENTS