HomePolitikë

Kamberi e Musliu takojnë Ali Ahmetin

Kryetari i PVD-së Shaip Kamberi dhe ai i LPD-së Shqiprim Musliu, kanë takuar sot kryetatin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. Për rrjedhën e tak

Arrestohen përgjegjësit e “Komunalisë”
Shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës qëndron edhe në Preshevë
Arifi: Të fala për të gjithë shpifësit

Kryetari i PVD-së Shaip Kamberi dhe ai i LPD-së Shqiprim Musliu, kanë takuar sot kryetatin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Për rrjedhën e takimit përmes Facebookut është pronocuar Shqiprim Musliu:

Bashkë me deputetin z.Kamberi, qëndruam tek lideri i shqiptarëve z.Ali Ahmeti.

Me z.Ahmeti bashkëbiseduam për problematikat jetësore me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës si dhe për qëndrimet politike si përfaqësimin në parlament, regjistrimin e popullsisë në tetor të këtij viti, si dhe të drejtat e qytetarëve me të cilat po diskriminohen shqiptarët e Luginës.

Përvoja prej dekadash e z.Ahmetit mbi problematikat e njejta, na jep motiv dhe energji se me punë dhe përkushtim do të jemi në rrugë të mbarë, për jetësimin e idealeve dhe zgjidhjen e problemeve jetësore të shqiptarëve të Luginës.

COMMENTS