HomePolitikë

Pajaziti në takim tek kryetari i Lipjanit

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është pritur sot në një takim nga kryetari i Lipjanit, Imri Ameti. Lidhur me takimin, Pajaziti ka

Ministri i Mbrojtjes-Vulin nuk paraqitet në gjykatë lidhur me padinë e KKSH-së
Çka u shqyrtua në Këshillin Komunal të Bujanocit ? Komunalia pjesë e tri pikave të rendit të ditës
Donacion për Bujanocin nga Ministria e Ambientit

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është pritur sot në një takim nga kryetari i Lipjanit, Imri Ameti.

Lidhur me takimin, Pajaziti ka shkruar:

Me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ameti, diskutuam shumë çështje që na preokupojnë e që i trajtuam si të përbashkëta.

Ndonëse administrativisht nuk i përkasim një shteti, koncepti i vetëqeverisjes lokale nuk dallon shumë.
Z. Ameti ka arritur që në saje të menaxhimit efikas, Lipjanin, nga një komunë e vogël e dikurshme ta shndërrojë në kryqendër të investimeve për mbarë Kosovën.

Ai nuk hezitoi aspak që përvojën dhe këshillat e tij t’na përcjell edhe neve.
Madje, u zotua se me udhëheqësit e Alternativës për Ndryshim forma e bashkëpunimit do të marrë nivele tjera, sidomos pas ndryshimit të rrethanave politike në Bujanoc.

Me bashkëpunëtorët e mi e falenderuam për mikpritjen por edhe për gatishmërinë e tij për t’na ofruar mbështetje.

COMMENTS